Flash

I dënuar me 11 vite burg, kapet dhe ekstradohet drejt Italisë 51-vjeçari

Lapsi.al 11 February 2022
I dënuar me 11 vite burg, kapet dhe ekstradohet drejt Italisë

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

Mbi 16 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

Në Kosovë ende vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se janë shënuar 717 raste të reja me k...

08:51

Qeveria e Malit të Zi publikon pagat

Qeveria e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve publikë për muajin janar të këtij viti. Bëhet e ditur se tashmë ish-kryeministri malazez, Zdravk...

08:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI