Flash

Mbi 700 të infektuar dhe 4 të vdekur nga Covid në Kosovë

Lapsi.al 10 February 2022
Mbi 700 të infektuar dhe 4 të vdekur nga Covid në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 viktima nga COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar 717 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot janë shëruar 2 mijë e 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201 mijë e 15.

"Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.

Në total numri i rasteve aktive është 16.849", njofton IKSHPK.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI