Flash

Çmimet mbeten të shtrenjta, inflacioni në nivelin më të lartë të dekadës në janar

Lapsi.al 10 February 2022
Çmimet mbeten të shtrenjta, inflacioni në nivelin më

Ritmet e rritjes së çmimeve ishin të larta edhe në muajin janar 2022, ndonëse vala e konsumit të festave të fundit vitit kishte kaluar. INSTAT lajmëroi sot se indeksi i Çmimeve të Konsumit në u rrit me 3,7 %, në krahasim me janarin 2021. Ritmet e rritjes së çmimeve në dy muajt e fundit ishin në nivelet më të larta të dekadës ( Që nga korriku 2011) të ndikuara më së shumti nga çmimet e ushqimeve, naftës dhe energjisë për biznesin. Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar çmimet u rriten me 1,3 %. Inflacioni është prej dy muajsh më i lartë se objektivi i shënjestruar i bankës së Shqipërisë, prej rreth 3%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi në mbledhjen e fundit se banka mund të rrisë normën bazë të interesit, për herë të parë që nga viti 2011.

E gjithë Europa po përballet më një valë inflacioni, e nxitur nga zhbalancimet e kërkesë ofertës që erdhi nga pandemia dhe shtrenjtimin e ndjeshëm të energjisë.

Krahasuar me muajin janar 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 9,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %, “Komunikimi” me 3,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0/5 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,3 %, pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,1 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 17,0 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 9,1 %, “fruta” me 8,5 %, “bukë dhe drithëra” me 6,0 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 5,5 %, “mish” me 3,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,0 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Dhjetor 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 3,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 %, “Transporti” me 0,2 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Ndërsa, grupi “Veshje dhe këpucë” u ul me 0,3 %. Rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,35 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,38 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,12 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje./MONITOR

https://www.monitor.al/cmimet-mbeten-te-shtrenjta-inflacioni-ne-nivelin-me-te-larte-te-dekades-ne-janar-nga-ushqimet-dhe-karburantet/

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI