Flash

Moti i keq sjellë dallg deri në 7-8 ballë, pezullohen udhëtimet për në Bari e Brindisi

Lapsi.al 7 February 2022
Moti i keq sjellë dallg deri në 7-8 ballë, pezullohen

Vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq, ku priten reshje të dendura shiu e dallgë të mëdha në det.

Së fundmi për shkak të situatës së rënduar Drejtori e Përgjithshme Detare njofton se pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi për linjën  Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë.  Kushtet e motit përmirësohen në datën 9  shkurt 2022 mbas orës 6 të mëngjesit.

"Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim  JUG-JUGPERËNDIM  dhe  VERIPERËNDIM në daten7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt  2022 moti në gjithe bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë.  Kushtet e motit përmirësohen në datën 9  shkurt 2022 mbas orês 6 të mëngjesit.

Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tē peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen  Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Drejtori e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijmësi për çdo ndryshim", njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të izoluara në Veriperëndim të territorit. Por në orë...

07:25

Merren peng dhe dhunohen 2 persona në Berat

Dy persona janë marrë peng si edhe janë dhunuar në Berat. Policia bën të ditur se ka arrestuar tre autorët e kësaj ngjarje. Sipas “bluve” janë prangosur H.K, 27...

14:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI