Flash

Lufta për simbolet/ Berisha provokon keq PD-në e vulës

Lapsi.al 6 February 2022
Lufta për simbolet/ Berisha provokon keq PD-në e vulës
Lufta brenda llojit me sa duket do të jetë e egër dhe Sali Berisha e ka dëshmuar këtë në Sukth teksa propozoi përpara demokratëve kandidatin e tij për bashkinë e Durrësir, Ardian Muka. Ndonëse në të gjashtë bashkitë grupimi i foltores do të garojë formalisht nën siglën e koalicionit "Shtëpia e lirisë", ky emërtim nuk dukej aspak në rekuizitën e mitingut. Edhe podiumi i oratorëve edhe sfondi pas tyre, edhe flamujtë e pjesmarrësve dominoheshin nga bluja e PD-së, nga sigla historike e partisë.  Edhe sllogani: Bashke sjellim shpresen dhe fitojme" ishte ne sfondin tredicional te PD. Lexo me tej:

Ardian Muka: Durrësin do t’ua kthej qytetarëve të zakonshëm

Pra kjo do të përbëjë një rast të rallë që dy grupime konkurojnë faktikisht me të njëjtën sigël dhe të njëjtin emër: "Partia Demokratike. Nëse fraksioni i Bashës përsërit përditë se i takon vetëm atyre ti përdorin këto simbole, grupimi i Berishës po i sfidon rëndë duke bërë edhe ai fushatë si PD dhe duke e harruar fare koalicionin "de jure" që e lejoi të futej në zgjedhje.

Berisha nis fushatën, ‘Shtëpia e Lirisë’ prezanton kandidatin për bashkinë Durrës

Me siguri që kjo situatë absurde do të përfundojë me ankimim në gjykata duke i dhënë edhe njëherë mundësinë pushtetit të Edi Ramës ti vijë në ndihmë Lulzim Bashës, ashtu sikurse po bën me zvarritjen e procesit të rregjistrimit të Kuvendit Kombëtar të Komisionit të rithemelimit, apo me vendimin se kë duhet të njohë KQZ. Poshtë mund të shikoni sfondin e mitingut të Berishës në Sukth dhe atë me të cilin deputeti Flamur Hoxha prezantoi në Vorë, në një sallë të mbyllur kandidatin Ymer Marku. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI