Flash

Rikthehet komisioni për incineratorët/ Tabaku: PD fitoi të drejtën e mohuar për të thirrur dëshmitar Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij

Lapsi.al 4 February 2022
Rikthehet komisioni për incineratorët/ Tabaku: PD fitoi të

Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku tha se ,pavarësisht pengesave nga socialistët, ky komision do të vijojë punën deri në 25 shkurt. Vendimi për të rikthyer komisionin është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Tabaku thekson ndër të tjera se PD fitoi një të drejtë të mohuar për të thirrur dëshmitar kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, siç thotë ajo. Ndërkaq, më herët sot, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se mbështesin zgjatjen e mandatit të komisionit për inceneratorët dhe se do t’i monitorojnë.

“Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve! Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve. Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte. Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët. Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë. Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 milionë eurove”, tha Tabaku.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Zonat bregdetare mbeten në ndikimin e motit të kthjellët përgjatë gjithë 24_orëshit. Sipas MeteoAlb zona e ulët dhe malore do të kenë alternime kthjellimesh dhe...

07:49

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI