Flash

Rama: Çmimi i naftës është rritur kudo, por do vazhdojmë me rritjen e rrogave

Lapsi.al 3 February 2022
Rama: Çmimi i naftës është rritur kudo, por do

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte për rritjen e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit. Ka qenë një koment i një qytetari, i cili donte të dinte arsyen përse  qeveria duhet të vendosë një çmim të lartë ndërsa Shqipëria është vendi më i varfër në rajon, që ka sjellë reagimin e Ramës një qytetar përmes një postimi në Facebook. Në përgjigjen e tij, kreu i ministrave tha se rritja e çmimit të naftës nuk është problem vetëm i Shqipërisë, ndërsa për rrogat theksoi se do të ketë sërish rritje.

“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar me larg, ndërkohë që siç kam premtuar ne po mbajmë më shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, që kudo ka kërcyer e po kërcen lart! Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk bëhet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë të gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj si në kohën e Sudës, prandaj duhet punë e durim, për t’u ngjitur me këmbë në tokë s’ka asnjë rrugë tjetër të sigurtë”, përgjigjet kryeministri, Edi Rama.

Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 200 lekë për litër. Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 193 lekë, duke u shtrenjtuar me gati 8 lekë në raport me rritje e fundit. Rritja ka vijuar edhe për benzinën.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI