Flash

Shpërndante drogë pranë shkollës, arrestohet i riu në Sarandë

Lapsi.al 2 February 2022
Shpërndante drogë pranë shkollës, arrestohet i riu në

Policia e Sarandës kaarretsuar një 29-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike. Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Sipas policisë, i riu shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë. Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjashta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në doza të vogla.

Sekuestrohen 3 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjashta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI