Flash

Situata me pandeminë në Maqedoninë e Veriut, bien shifrat e infektimeve

Lapsi.al 31 January 2022
Situata me pandeminë në Maqedoninë e Veriut, bien shifrat e

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, deklaroi të hënën se Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ai tha se ka një rritje të lehtë të personave të shtruar nëpër spitale, por gjithashtu, sipas tij, është në rënie edhe numri i të prekurve me COVID-19.

Të hënën, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 të vdekur me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,409 persona.

Po ashtu janë regjistruar edhe 711 raste të reja, ndërkaq 7,170 persona janë të shtrirë në spitale.

Infektimet e reja bazohen në testimin e 3,197 mostrave. Ndërkaq, rastet aktive me koronavirus janë rreth 13,600.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se të martën Komisioni për Sëmundje Infektive do të punojë me përbërje të zgjedhur, por nuk bëri të ditur se cilët janë anëtarët e rinj të këtij trupi, që jep propozime lidhur me masat për mbrojtje nga pandemia.

Kreu i shëndetësisë foli edhe për refuzimin që i bënë ftesës së tij për të qenë anëtar të Komisionit edhe tre ekspertë të njohur shëndetësorë, Dragan Danilovski, Nikola Panovski dhe Velo Markovski. Ata thirrjen e refuzuan për shkak të ishte bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Nuk është koha për t’u ndalur te ftesa apo lutja, por për të ndihmuar në përballimin e pandemisë”, deklaroi Sali duke theksuar se ftesa është publike për të gjithë ekspertët.

Ai bëri të ditur se në seancën e të martës të Komisionit për Sëmundje Infektive do të vendoset se si dhe kur do të bëhet verifikimi apo testimi i shpejtë i nxënësve nëpër shkolla. Sipas tij, kjo formë e testimit do të bëhet përmes qendrave të shëndetit publik që mbajnë evidencë për të gjitha rastet pozitive.

“Java e parë është shumë e rëndësishme për të reaguar shpejt nëse ka nevojë për të ndërmarrë veprime shtesë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Të martën, në Maqedoninë e Veriut në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme fillon gjysmëvjetori i dytë me prezencë fizike. Mësimi ishte shtyrë për dy javë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Edhe në gjysmëvjetorin e parë mësimi është zhvilluar me prezencë fizike./REL

Të këshilluara

Shkarkohet nga detyra prokurorja e Dibrës

Belina Zeneli, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër është shkarkuar nga detyra. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektoratit...

12:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI