Flash

Kosova regjistron tri viktima dhe 1,593 raste të reja me koronavirus

Lapsi.al 31 January 2022
Kosova regjistron tri viktima dhe 1,593 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar edhe tri viktima dhe 1,593 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë kryer 6,837 testime, që i bie se 23.29 për qind e personave të testuar kanë dalë pozitivë për sëmundjen COVID-19. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 2,433 persona. Raste aktive aktualisht janë 34,208.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 943 doza të vaksinës., Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805,226 persona. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund të imunizohen edhe me dozën përforcuese apo atë të tretë./REL

Të këshilluara

Shkarkohet nga detyra prokurorja e Dibrës

Belina Zeneli, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër është shkarkuar nga detyra. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektoratit...

12:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI