Flash

Arrestohet “akrepi i natës”, 33-vjeçari ishte autor i 12 grabitjeve

Lapsi.al 31 January 2022
Arrestohet “akrepi i natës”, 33-vjeçari ishte autor i 12

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Xh., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet si autor i 12 vjedhjeve në biznese të ndryshme. Policia bën me dije se gjatë orëve të vona të natës 33-vjeçari merrte para, laptopë, biçikleta dhe pajisje të ndryshme në banesa dhe lokale dhe pastaj ia shiste 59-vjeçarit me iniciale L.SH. Për pasojë ky i fundit është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale ale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se A. Xh. është autor i 12 rasteve të vjedhjeve të ndryshme. Gjatë operacionit të policisë të koduar “Akrepi i natës” janë sekuestruar tre aparate celulare, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe sende të tjera që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë deri në orët e pasdites do të paraqitet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Sipas MeteoAlb por në orët e në vijim...

07:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI