Flash

Shitje narkotikësh dhe dhunë në familje, 5 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 30 January 2022
Shitje narkotikësh dhe dhunë në familje, 5 të arrestuar

Pesë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Policia ka bërë me dije se të arrestuarit akuzohen për shitje të lëndëve narkotike cannabis sattiva dhe për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu mes të arrestuarve është dhe një 45 vjeçar i cili akuzohet për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Vihen në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Gj. Z., 22 vjeç, pasi në Arbanë, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sattiva;

– R. S., 34 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. B., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 58 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e Komisariatit të Policisë Nr. 6”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Lehtësohen disi masat anti-COVID në Europë

Duke parë një ulje të numrit të personave të infektuar me Covid-19 disa vende në Europë kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID. Një nga këto vende është S...

20:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI