Flash

“Dënoj sulmet kibernetike dhe presionin ndaj medias online”/ Meta: Ftoj organizatat botërore të mbështesin gazetarët shqiptarë

Lapsi.al 28 January 2022
“Dënoj sulmet kibernetike dhe presionin ndaj medias online”/

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat përsëriti qëndrimin e mbajtur më herët sa i përket sulmeve kibernetike që ndodhën së fundmi në disa media online. Kreu i shtetit theksoi se është i detyruar që ta përsërisë edhe një herë qëndrimin pas mosreflektimit sipas tij të qëllimshëm nga ana e disa mediave. Kujtojmë se disa media online: Lapsi, Dosja.al, Syri e Sport Ekspres janë sulmuar pas postimit të përgjimit skandaloz të kryebashkiakut Eriona Veliaj në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranës.

Solidarizohem me shqetësimin serioz të komunitetit të gazetarëve të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe dënoj me ashpërsi sulmet kibernetike dhe presionet e gjithëanshme ndaj disa mediave online kritike me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës. Ky model i neveritshëm i dhunimit të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias, që synon vendosjen e tyre nën kontroll nëpërmjet presionit, dhunës e shantazhit, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjeve dhe Konventave ku aderon vendi ynë, meriton nga drejtësia një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme ligjore.

Duke sjellë në vëmendje regresin vit pas viti të Shqipërisë në raport me lirinë e medias, pa garantimin e së cilës nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i ftoj organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve të mbështesin kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë, të cilët si gjithmonë do të më kenë në krah në përpjekjet e përbashkëta për demokratizimin dhe europianizimin e plotë të vendit. Dhunimi në rritje i lirisë së mediave ka ndihmuar në rritjen dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Të gjithë të bashkohemi për lirinë e medias dhe të refuzojmë orkestruesit e dhunës dhe censurës", tha Meta.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësir...

07:43

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI