Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Kukulla qesharake e financave/ Kontrolli i kompanisë së Armand Dukës ishte rastësi

Lapsi.al 26 January 2022
Kukulla qesharake e financave/ Kontrolli i kompanisë së Armand

Kukullat e Edi Ramës, nuk e kanë për gjë të recitojnë çdo gomarllëk që i sugjerojnë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pa iu skuqur aspak faqja dhe pa iu dridhur qerpiku, ka dashur ta bëjë publikun shqiptar të nesojë se përdorimi i ushtarëve tatimorë kundër biznesit të  kreut të FSHF Armand Duka, në kulmin e debatit për rizgjedhjen ose jo në krye të FSHF-së dhe një ditë pasi u bë publik audio përgjimi kundër veliajt është rastësi.

Ministrja e Financave tha se biznese të tilla, janë në kontroll të vazhdueshëm tatimor, për shkak të denoncimeve të ardhura, por dhe objektivave të administratës për të luftuar informalitetin. “Në fakt administrata tatimore funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi që ndodh pikërisht në këtë moment, pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor.

Ka qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët, por dhe subjekte të tjera, janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet, me qëllim përmbushjen e objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë”, tha Ibrahimaj.

Dy ditë më parë policia dhe hetimi tatimor kanë zbarkuar në bizneset e Armando Dukës, kryesisht tek kompania AIBA.

Deputeti Agron Duka ish-themelues i kompanise Aiba, u  shpreh se ky është një sulm i hapur i qeverisë dhe i Erion Veliajt. ‘I kanë marrë të gjitha institucionet dhe duan të marin edhe FSHF, do ta marrë me dhunë. le ta marrë po jonëpërmjet këtyre kërcënimeve" tha ai.

Por ajo që i bën qesharake pretendimet e ministres së Financave është fakti që po rastësissht tatimorët vajtën edhe tek biznesi i zv presidentit të federatës Lut Nuri.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI