Flash

Eksportet sa 47.3% e importeve më 2021, ende poshtë nivelit të viteve 1960

Lapsi.al 24 January 2022
Eksportet sa 47.3% e importeve më 2021, ende poshtë nivelit të

Për vitin 2021 eksportet e mallrave zunë gati 48% të totalit te importeve.

Megjithëse në përmirësim përqindja e mbulimit mbeti e njëjtë si në vitin 2013 dhe ende poshtë nivelit të vitit 1960 kur vendi ishte nën regjimin komunist.

Të dhënat historike të INSTAT tregojnë se në vitet e para të regjimit totalitar, më 1950 eksportet shqiptare mbulonin 29 për qind të importeve. Eksportet në këtë vit ishin 46 milionë lekë dhe importet 159 milionë lekë.

Bilanci tregtar u përmirësua në një dekadë për shkak të zhvillimit të ekonomisë me cikël të mbyllur. Në vitin 1996 eksportet shqiptare mbulonin 60% të importeve. Në këtë vit u eksportuan 349 milionë lekë mallra dhe u importuan 583 milionë lekë.

Tregtia me jashtë arriti kulmin në vitin 1980 ku mbuluan pothuajse 100% importet me eksporte. Në këtë vit u eksportuan 2, 4 miliardë lekë marra dhe po kaq u importuan. Ekonomia e regjimit komunist nisi tkurrjen e fortë pas vitit 1980 për shkak rënies së produktivitetit. Në vitin 1983 raporti i mbulimit të importeve ra në 83%, pati një përmirësim në vitet 1986-1987 në nivelet 93 dhe 94%,dhe më pas rënie.

Kthesa e fortë nisi në vitet 1990 ku ekonomia e centralizuar u shpërbë në ekonominë e tregut. Sektori i prodhimit me destinacion eksportin thuajse u shkatërrua. Në vitin 1990 raporti i mbulimit të importeve me eksporte ishte 59.9 për qind dhe më pas në dekadën e parë tranzicionit erdhi me përkeqësim duke mbuluar vetëm 23.9% të eksporteve në vitin 2009.

Pesha në eksporteve në tregtinë jashtme nisi të rritej pas vitit 2009 nga zhvillimi i shpejtë industrisë fason dhe eksportin e naftës bruto. Në dekadën e tretë të tranzicionit eksportet mbuluan mesatarisht 45% të importeve, duke qëndruar ende poshtë nivelit të viteve 1960.

Para vitit 1990 Shqipëria i realizonte 63% të eksporteve me vendet e lindjes dhe ato të raronit (ish Jugosllavia. Deri në vitin 1960 ku regjimi komunist kishte ende marrëdhënie të mira me Ish-Bashkimin Sovjetik realizonte 50% të eksportit total. Ndërsa me vendet e zhvilluara të Europës dhe Japoni në vitin 1960 realizohej vetëm 1% e totalit të eksportit, ndërsa në vitin 1989 -1990 pesha e eksporteve në perëndim arriti në 37.9% e totalit.

Në vitin 2020 pesha e eksporteve në vendet e BE është 75% të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 203 miliard lekë, Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 58% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 351 miliard lekë. Importet nga këto vende u ulën me 6,1%, krahasuar me vitin 2019./monitor

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI