Flash

Kryesia e PS në Durrës propozon një kandidate për zgjedhjet e 6 marsit

Lapsi.al 21 January 2022
Kryesia e PS në Durrës propozon një kandidate për zgjedhjet

Kryesia e Partisë Socialiste në Durrës ka propozuar për kandidate për Bashkinë e qytetit në zgjedhjet e 6 marsit, kryetaren e komanduar aktualisht, Emiriana Sako. Në mbledhjen e kryesisë së PS në Durrës, të drejtuar nga Adrian Çela, drejtuesi politik i këtij qarku, emri vetëm i propozuar nga radhët e socialistëve të Durrësit është ai i zonjës Sako.

Sako është e komanduar në krye të Bashkisë së Durrësit që prej 23 prillit të vitit 2020, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt. Ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen po atë ditë, “për arsye shëndetësore”, siç tha në letrën e dorëheqjes. Ai e mori këtë detyrë në datën 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Të këshilluara

Shënohen 11 vjet nga protesta e 21 janarit

Shënohet sot 11-vjetori i protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit. Pas më shumë se një dekade nga ngjarj...

08:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI