Flash

Përse fëmijët nuk duhen puthur në buzë sipas psikologëve

Lapsi.al 19 January 2022
Përse fëmijët nuk duhen puthur në buzë sipas

Pak ditë më parë David Beckham publikoi një foto të tij, teksa puthte në buzë vajzën e tij 10-vjeçare Harper. Nuk është hera e parë që David shkakton reagime për një sjellje të tillë. Këto foto shkaktojnë një diskutim të nxehtë, nëse kjo gjë është apo jo e pranueshme. Mjekët thonë se fëmijët duhet të ndihen të dashur dhe të sigurt në mjedisin familjar. Mirëpo, puthja në buzë nuk është ideja më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore.

Psikologët na tregojnë mendimin e tyre lidhur me këtë çështje:

Mund të zhvendosë kuptueshmërinë e fëmijës për kufijtë personal

Buzët dhe goja janë kufijtë personal të trupit të një fëmije, siç shpjegon psikologu Charlotte Reznick. Kur puthni një fëmijë në buzë, u tregoni atyre se kufiri i trupit të tyre është i hapur dhe se dikush mund të ndërhyjë në territorin e tyre pa asnjë problem.

Është johigjienike

Mjekët dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ka një numër të madh të mikrobeve në gojën tonë që mund të mos infektojnë të rriturit, por që mund të transmetohen te fëmijët dhe t’i dëmtojnë shumë ata. Dhe meqenëse fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, sqaron Charlotte Reznick, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës.

Fëmija mund të fillojë të puthë njerëzit e tjerë në buzë si një shprehje simpatie

Fëmija mund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë siç është mësuar në shtëpi, edhe jashtë rrethit familjar-duke puthur fëmijë ose të rritur në buzë, si një mënyrë për të shprehur simpatinë. Psikologët theksojnë se ky është një gjest i pafajshëm nga ana e prindërve, por fëmijët mësojnë shumë prej tyre. Kështu që ata mund të përpiqen të përsërisin të njëjtin gjest me të tjerët, pa e kuptuar sesa intim është ky veprim. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të puthni fëmijët në faqe ose ballë.

Të këshilluara

Rikthehet Crystal Pepsi

Crystal Pepsi, Coca-cola e çuditshme, e dështuar dhe e pastër e viteve 1990 po kthehet. Pepsi po e rikthen kwtw pije për një kohë të kufizuar për të festuar ...

12:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI