Flash

Me urgjencë drejt spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë fëmija 3 vjeç në Elbasan

Lapsi.al 19 January 2022
Me urgjencë drejt spital në gjendje të rëndë,

Një fëmijë 3-vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Foshnja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga bronkopneumonia. Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve, por fëmija ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Aktualisht pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturit.

Paraprakisht dyshohet se fëmija vuante nga bronkopneunomia dhe është kuruar në shtëpi për disa ditë. Fëmija ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI