Flash

IKMT aksion për shembjen e banesave te “5 Maji”, banorët protestojnë dhe disa shoqërohen në Polici

Lapsi.al 19 January 2022
IKMT aksion për shembjen e banesave te “5 Maji”, banorët

Forca të shtuara të Policisë janë të pranishme mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pritet të zhvillohet aksioni i IKMT-së për shembjen e disa banesave, në lidhje me procesin e rindërtimit. Banorët kanë protestuar duke kundërshtuar shembjen e banesave, ndërkohë që disa prej tyre janë shoqëruar në Polici.

Këto apartamente po shemben në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ku në këtë zonë është hartuar një plan zhvillimor me blloqe të reja banesash. Sipas VKM-së, banorët shtëpitë e të cilëve janë parashikuar për t’u shembur, do t’u jepen apartamentet e reja që do të ndërtohen në këtë zonë. Por disa banorë e kundërshtojnë këtë projekt duke thënë se shtëpitë e tyre nuk kanë pësuar dëmtime

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI