Flash

Hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekëshe

Lapsi.al 17 January 2022
Hidhen në treg dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë

500 dhe 2 mijë lekë do të jenë dy prerjet e reja të kartëmonedhave shqiptare që do të hidhen në qarkullim prej ditës së sotme.

Materiali i tyre do të jetë paska më ndryshe, ndërsa portreti i Ismail Qemalit dhe mbretit Gent nuk do të ndryshojë.

Pavarësisht emetimit të kartëmonedhave të reja, qytetarët paralelisht me kartëmonedhat e reja  do të mund të përdorin edhe prerjet e vjetra. Gjatë vitit të kaluar u hodh në qarkullim edhe prerja më e madhe e lekut shqiptar prej 10 mijë lekësh por që është ende në numër të kufizuar.

Që prej shtatorit 2019 Banka Qendrore ka hedhur në qarkullim edhe katër kartëmonedha të reja të kësaj serie, atë 200, 5000, 1000 dhe 10 000 lekë duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë së re të përbërë nga 6 prerje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI