Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Basha: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozaurëve që s’duan vettingun

Lapsi.al 16 January 2022
Basha: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozaurëve që

“Në djall shkoftë e shkuara, të ecim para“, ishte ky mesazhi i kreut të PD Lulzim Basha nga Fieri gjatë një takimi me mbështetës.

“Vetingu i politikanëve është një nga vendimet e para që do marrim.Të ndajmë të shkuarën nga e ardhmja. Secili prej brinjëve të trekëndëshit ka arsyet e veta pse i thotë jo vetingut, por shqiptarët e duan vetingun. Jemi të vendosur për ta çuar përpara një nga vendimet tona të para në parlamentin e  masakrës së 25 prillit. Pushteti në demokraci i takon qytetarëve. E di që ngjarjet traumatike kërkojnë biseda si ato në mbledhjen e këshillit kombëtar. S’kam ndërmend të harxhoj kohën tuaj të çmuar me këto ngjarje sepse e shkuara s’do mbetet e shkuar nëse ne të vazhdojmë të flasim për të. Në djall shkoftë e shkuara të ecim para drejt të ardhmes. Drejt të ardhmes e cila s’ka për të qenë e prekshme pa mundur e larguar regjimin e Ramës”, shtoi Basha.

Nga Fieri Lulzim Basha tha sot se vetingu në politikë do jetë ndër vendimet e para që do të merret kur PD të vijë në pushtet. Sipas tij, me vettigun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘ 3 dinozaurët e tranzicionit’, duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

“Zëri i tyre do të dëgjohet. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta”, tha Basha, duke thënë se në djall të shkojë e shkuara pasi shqiptarët do të ecin para”.

Basha është shprehur se trekëndëshi i politikanëve, Rama-Berisha-Meta përdorën zgjedhjet e 25 prillit për të mbajtur sipas tij brenda kafazit shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

“Brenda familjes tonë dhe koalicionit, kishim njerëz që aspiratat e të cilëve ishin jo në përputhje por në kundërshtim me asp[iratat e naftëtarëve të Ballshit, studentëve të Fierit, grave dhe burrave të qarkut të Fierit. Kishin frikë se trekëndëshi do ta përdorte 25 prillin për të mbajtur brenda kafazit shpresë2n e shqiptarëve për ndryshim. Do ta përdorte për të vazhduar kalvarin e vjetër që u bë më keq me Edi Ramën, si tek AlbPetroli, ashtu dhe tek halli i fermerëve shqiptarë. SI për pronarët, ashtu dhe punonjësve, pensionistët e studenttët. Që ndryshimi të jetë i vërtetë, ne duhet të kthehemi në zërin e tyre. Ndryshimi vjen me votë, me votë dhe që të vijë duhet të garantojmë që vota e shqiptarëve të numërohet ashtu siç hidhet, jo siç ja dikton regjimi i Edi Ramës përmes blerjes së mjerimit në ditën e votimit, bashkëpunimit të hapur ose të fshehtë të trekëndëshit të tranzicionit. Duhet të risanksionojmë votën. Ndryshime Ksuhtetuese, reformë territoriale, President të zgjedhur nga populli, që ka jo kukulla por përfaqësues të qyutetarëve shqiptarë. Vetëm kështu do të garantojmë që vendimet e qeverisë do ju shërbejnë shqiptarëve dhe jo oligarkëve, që nga TVSH-ja tek subvencionet për fermerët. Qeveria e shqiptarëve duhet të burojë nga vota e shqiptarëve.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, një person në spital

Një aksident ka ndodhur sot në Paskuqan, ku siç njofton policia një makinë është përplasur me një motor. Për pasojë është lënduar drejtuesi i motorit i cili ësh...

11:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI