Flash

Biblioteka Kombëtare/ KLSH: Fondi i vlerave të rralla nën risk të lartë, humbja katastrofë kombëtare

Lapsi.al 13 January 2022
Biblioteka Kombëtare/ KLSH: Fondi i vlerave të rralla nën risk

Biblioteka Kombëtare edhe pas dy incidenteve të ndodhura vite më parë me një përmbytje dhe një zjarr në mjediset e saj vijon të mbetet në të njëjtat kushte. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) nënvizoi se auditimi i kryer së fundmi nuk gjeti asnjë përmirësim në raport me atë të mbajtur 6 vite më parë, përkundrazi godina është amortizuar edhe më shumë ndërkohë që risku është rritur. Për KLSH-në ajo që përbën problem serioz është sidomos mungesa e hapësirave dhe kushteve në të cilat ruhet sot fondi i vlerave të rralla duke theksuar se humbja e tij do të ishte katastrofë kombëtare.

“Ajo që është shqetësuese është se edhe sot pas 6-vitesh nga auditimi i fundit situata vazhdon e njëjtë dhe më problematike pasi sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë amortizohet ndërtesa, duke sjellë një risk të lartë si në rënien e zjarrit ashtu edhe në përmbytjen e katit të parë, ku ruhet edhe fondi i vlerave të rralla, që për vetë rëndësinë që ai ka do të ishte “katastrofë kombëtare” humbja e tij.

Që prej vitit 1986 është ndjerë mungesa e hapësirës për të vendosur materialet bibliotekare në fond, çfarë ka detyruar që jashtë çdo standardi botëror të gjenden zgjidhje provizore të natyrave të ndryshme: · Materialet bibliotekare nuk vendosen në rafte, por në dysheme; · Fondi i vlerave të rralla (antikuar dhe dorëshkrime) vendoset pjesërisht në arka metalike jashtë çdo normative e standardi ndërkombëtar” thuhet në dokumentin e KLSH. Në tërësi audituesit kanë konstatuar se shërbimi bibliotekar dhe veçanërisht Biblioteka Kombëtare e ushtron aktivitetin e saj në kushte të vështira, jo të denja për një institucion të tillë, simbol të kulturës kombëtare. Problemet janë të shumta duke nisur nga kriza e hapësirave për librat tek mungesa e hapësirave për lexuesit, mungesa e hapësirave për personalin punonjësit.

Një element i rëndësishëm i marrë në analizë ka qenë ecuria e procesit të digjitimit që përbën sfidën teknologjike të Bibliotekës Kombëtare por hapat që janë hedhur nuk kanë pasur përcaktime të qarta mbi objektivat duke e bërë të vështirë vlerësimin ndër vite. Duket se edhe autoritetet e lidhur me bibliotekën nuk kanë qenë efektivë.

“Këshilli Shkencor dhe Këshilli Administrativ i Bibliotekës rezulton të kenë qenë joefektiv, duke mos përmbushur detyrat e tyre funksionale në kundërshtim me nenin 16 dhe 17 të Statutit të BK miratuar me Urdhër nr.70, datë 13.02.2015, si dhe nenin 6 të Rregullores nr.136, datë 15.09.2010 “Për organizimin dhe funksionimin e Bibliotekës Kombëtare”, duke sjellë mungesë në gjurmën e auditimit, mungesë të planeve të veprimtarisë studimore dhe mungesë te eficencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit të aktivitetit të BK-së, në procesin e digjitalizimit” thuhet në auditim./MONITOR

https://www.monitor.al/biblioteka-kombetare-klsh-fondi-i-vlerave-ne-rralla-nen-risk-te-larte-humbja-katastrofe-kombetare/

Të këshilluara

OSBE-ja diskuton tensionet Rusi-Ukrainë

Këshilli i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të enjten takohet në Vjenë për të biseduar për tensionet e fundit, pas grumbulli...

12:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI