Flash

Niveli më i lartë në 11 vite, rritja e përgjithshme e çmimeve në muajin dhjetor kap shifrat rekord

Lapsi.al 12 January 2022
Niveli më i lartë në 11 vite, rritja e përgjithshme e

Rritja e përgjithshme e çmimeve në muajin dhjetor 2021 shënoi nivelin më të lartë që nga qershori 2011. Sipas të dhënave të sotme të INSTAT, indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin dhjetor 2021, arriti 103,7 kundrejt muajit dhjetor 2020, duke çuar inflacionin e dhjetorit në nivelin më të lartë në 11 vitet e fundit. Rritja u udhëhoq nga rritja e çmimeve në shërbimet e transportit dhe argëtimit për shkak të bazës krahasuese të ulët në dhjetorin e vitit 2020, por përbërësi kryesor i inflacionit në vend mbeten çmimet e ushqimeve, të cilat kontribuuan me 60 për qind të inflacionit të dhjetorit 2021. Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2021 është 2,0% nga 1,6% që ishte në vitin 2020.

Krahasuar me muajin dhjetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 9,0%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,2%, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3% secili. Grupi “Pije alkoolike dhe duhan” u rrit me 2,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9%, “Veshje dhe këpucë” me 1,7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,2%, Shëndeti” me 0,9%, “Shërbimi arsimor” me 0,5%. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 11,7%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 11,3%, “vajra dhe yndyrna” me 9,4%, “bukë dhe drithëra” me 6,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 5,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,8%, “mish” me 3,3%, etj. Krahasuar me muajin nëntor 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,9%, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Transporti” me 0,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,2% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,22 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,38 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,10 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje./ MONITOR

https://www.monitor.al/inflacioni-i-dhjetorit-37-niveli-me-i-larte-ne-11-vjet/

 

Të këshilluara

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një punonjës i një pompe të karburantëve në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e tij të punës, ka hyrë një person i armatosur dhe ka gra...

09:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI