Flash

Bardhi kundërshton policinë: Janë duke u shoqëruar kryetarët e degëve, po terrorizohen

Lapsi.al 8 January 2022
Bardhi kundërshton policinë: Janë duke u shoqëruar

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një komunikim për mediat deklaroi se janë shoqëruar në komisariat disa kryetarë të degëve të PD-së. Bardhi u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyrën e çdo deputeti në selinë e PD dhe të gjithë personat që ishin brenda. Megjithatë sipas tij, po shoqërohen pa të drejtë në polici anëtaret e PD-së, kur nuk kanë kryer asnjë krim. Bardhi thotë se pas terrorit të ish-kryeministrit Berisha, demokratët po kalojnë terrorin tjetër të Edi Ramës, përmes Policisë së Shtetit.

“Dua të informoj median duke qënë se s’ju lanë brenda, punonjësit e policisë dhe prokuroria ishin brenda selisë që çdo person  që ka qenë brenda selisë ka kaluar një procedurë verifikimi regjistrimi nga ana e policisë dhe prokurorisë. Më pak kanë kaluar në kontroll fizik të çdo personi që ka qenë brenda selisë dhe pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i çdo zyre të selisë së pd. Në përfundim të veprimeve janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve dhe pse me ligj kjo s’mud të ndodhte. Në respekt të qytetarëve ne i kemi lejuar të kontrollojnë dhe zyrat e deputetëve pa autorizim nga kuvendi. Çfarë krimi ka bërë Luan Hoti kreu i degës së pd durrës që është shoqëruar a kam të drejtë të marr informacion? Kjo është maskaradë e Ramës.

Në vend që njerëzit që kanë udhëtuar prej mëngjesit për të ardhur në mbledhje pune, pas orëve terror nga Berisha duhet të kalojnë në terror tjetër në komisariat. Kanë përfunduar një mbledhje në selinë e tyre, dhe më pas tentojnë të shkojnë në shtëpi, por shoqërohen në komisariat. Është një numër i konsiderueshëm. Kush del nga kryetarët e degëve, shoqërohet nga policia", tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI