Flash

Rama: Mjekët do të paguhen në bazë të performancës, kapitull të ri për shërbimet shëndetësore

Lapsi.al 6 January 2022
Rama: Mjekët do të paguhen në bazë të

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Pediatrisë në QSUT, që iu nënshtrua rikonstruksionit. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama tha se qeveria po hyn në fazën e zbatimit të autonomisë spitalore. Po ashtu Rama është ndalur edhe tek pagesa e mjekëve, për të cilët tha se do të vlerësohen në bazë të performancës. Ai theksoi se rroga bazë nuk preket por ajo do shtohet në bazë të performancës.

“Po hyjmë në fazën e zbatimit për autonominë spitalore, për t’i dhënë mundësi mjekëve që të vlerësohen sipas meritës dhe meritën ta vënë në pah. Kush punon më shumë do paguhet më shumë dhe procesi i administrimit të të ardhurave në dispozicion të spitaleve të kalojë përmes kësaj strukture të re funksioni dhe u jep mjekëve pushtet vendimmarrës për shumëçka, përtej pagës së tyre, për furnizimet, për mënyrën se si organizohen brenda të gjitha ndërveprimet dhe për investimet. Paga bazë nuk bie më poshtë, ndërsa më lartë për ata që i japin më shumë sistemit për shkak të aftësisë së tyre. Do jetë një sistem i tërë pikëzimi që do të tregojë aftësisë e të gjithë personelit mjekësor”, u shpreh kreu i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI