Flash

Lufta ndaj evazionit, tatimet do të krijojnë listën me 650 individët më të pasur në vend

Lapsi.al 6 January 2022
Lufta ndaj evazionit, tatimet do të krijojnë listën me 650

Në tre vitet në vijim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të krijojë një listë me 650 individët më të pasur në vend, pasuria e të cilave do të hetohet për arsye të mbledhjes së taksave dhe reduktimit të informalitetit.

Në programin e ri Ekonomik të Qeverisë 2022-2024, përcaktohet se lista do të përmbushet gjatë tre viteve, ku gjatë 2022 do të listohen 100 persona, më 2023 do të evidentohen edhe 200 dhe gjatë 2024 edhe 350 individë të pasur, duke e çuar listën totale në 650 individë.

Për nga stili i jetës që bëjnë, Shqipëria ka shumë individë që kanë pasur, të cilët nuk i kanë të deklaruara burimet e te ardhurave e për rrjedhojë nuk janë të fiskalizuar. Pasuria e këtyre individëve mund të burojë nga burime të ligjshme dhe të paligjshme të ardhurash por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon që të paktën të fiskalizojë një pjesë të pasurisë së fshehtë dhe të nën deklaruar.

Hetimet paraprake të tatimeve kanë gjetur se, ka më shumë individë që marrin paga të larta se sa vetdeklarohen në tatime. Lista që do të krijohet do të azhurnojë informacione nga palë të treta, të tilla si hipotekat, pagesa e energjisë dhe ujit dhe synon të rrisë tatimin nga të ardhurat dhe pasuritë e këtyre individëve.

Shumë individë në Shqipëri kanë krijuar pasuri në mënyrë të jashtëligjshme, por institucionet financiare ndërkombëtare e kanë këshilluar autoritet fiskalë në vend që së paku kjo pasuri të fiskalizohet.

Gjatë tre viteve në vijim tatimet synojnë të luftojnë evazionin fiskal, mashtrimin fiskal dhe informalitetin, duke përdorur në kohë reale mbikëqyrjen e transaksioneve financiare midis tatimpaguesve, sipas sistemit të sapozbatuar të fiskalizimit (sistemi i monitorimit dhe mbikëqyrjes së veprimtarive tregtare të tatimpaguesve nga autoritetet tatimore shqiptare).

Sipas tatimeve ky sistem do të sjellë më shumë raportime transaksionesh me para në dorë dhe do të reduktojë transaksionet e fshehura pa para, me kontroll më të mirë të sistemit fiskal. Do të ndihmojë gjithashtu efikasitetin në raportimin fiskal, duke mbledhur më shumë të dhëna nga tatimpaguesit dhe duke mbushur deklaraten e TVSH-së me këto të dhëna.

Integrimi dhe përdorimi i të dhënave nga palët e treta në Data Warehouse të administratës tatimore, {autoritetet kombëtare të shërbimeve (uji, elektriciteti), regjistrimi i automjeteve, bashkitë, etj.}

Në kuadër të reduktimit të informalitetit do të ndërtohet Regjistri i Aseteve të Tatimpaguesve (te tundshme & patundshme), me qëllim vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve, duke ndërtuar një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë. Ky proces do të kalojë nëpër 3 faza: E para, krijimi i një regjistri asetesh me atributet përkatëse; E dyta, shkëmbimi i të dhënave me web-service dhe e treta analiza e të dhënave./Monitor

https://www.monitor.al/lufta-ndaj-evazionit-tatimet-do-te-krijojne-listen-me-650-individet-me-te-pasur-ne-vend/

 

Të këshilluara

Mbytet në kanal 57-vjeçari nga Fieri

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në fshatin Drizë të Fierit. Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari ishte duke lëvizur në rrugët e fshatit me biçikl...

14:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI