Flash

Abazoviç: Po kërcënohem nga njerëz të rrezikshëm që iu kam prishur rehatinë

Lapsi.al 6 January 2022
Abazoviç: Po kërcënohem nga njerëz të rrezikshëm

Në një intervistë për të përditshmen nova.rs, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se vazhdon të kërcënohet nga persona të cilët, siç thotë ai, janë shumë të rrezikshëm dhe që kanë rrjet në mbarë botën.

Pas arrestimit të njërit prej anëtarëve më të shquar të klanit të Kavaçit, Slobodan Kasçelan, kreut të URA-s dhe zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, me arsyetimin se i rrezikohej siguria dhe se rrezikohej me likuidim, siguria iu forcua.

Nga ana tjetër, Abazoviç nuk ka dashur asnjëherë të komentojë shumë këto kërcënime, duke thënë se nuk dëshiron të luajë rolin e viktimës.

“Nuk dua që të bie shumë në sy. Njerëzit shpesh, për shkak të disa tekave të tyre politike dhe paturpësisë politike, bëjnë një aferë prej saj. Kjo është jashtëzakonisht e shëmtuar. Nuk jam ndjerë kurrë si viktimë, këtë e kam zgjedhur vetëm dhe çdo gjë është bërë me vullnetin tim. Nuk dua ta ngarkoj publikun me kërcënime, presione, të cilat i marr çdo ditë. Kjo është puna më e vështirë që mund të bëjë dikush, e cila i shqetëson më shumë njerëzit”, nënvizoi politikani shqiptar.

“Këta janë njerëz që kanë qindra milionë euro, që shëtisin të armatosur, të cilët qëndrojnë pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to. Ata kanë një rrjet në të gjithë botën. Këtyre njerëzve ua kemi prishur rehatinë”, tha ai.

Abazoviç ka pohuar muaj më parë se nuk do të ndalet së luftuari krimin e organizuar dhe korrupsionin në shtetin malazez.

Ndryshe, Mali i Zi është një ndër shtetet që më së shumti ka hapur kapituj për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI