Flash

Vrasjet në vend/ Gledis Nano mbledh drejtorët e qarqeve

Lapsi.al 5 January 2022
Vrasjet në vend/ Gledis Nano mbledh drejtorët e qarqeve

Duke u nisur nga disa ngjarje kriminale të shënuara në vend këtë fillim viti 2022, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbledhur në një takim drejtuesit e policisë në qarqe. Temat e diskutimeve pritet të jenë prioritetet e policisë përgjatë vitit që sapo ka nisur, si dhe pika ku ndodhen hetimet për një sërë ngjarjesh kriminale të pazbardhura. Nano gjatë takimit do t'i njohë drejtuesit e qarqeve me objektivat që ai ka. Përparësi në takim por edhe në udhëzimet që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të japë janë lufta ndaj kultivimit të drogës dhe krimet kundër jetës.

Kujtojmë që pasditen e djeshme në Tiranë u shënua viktima e parë për vitin e ri, pas një atentati të organizuar që la edhe katër të plagosur rëndë. Po ashtu, së fundmi një kontenier me 119 kg drogë është zbuluar në magazinën e një kompanie në Tiranë. Në qytetin e Vlorës ka ndodhur një atentat me tritol, e gjithashtu është shënuar një plagosje në Shkodër e një tjetër në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI