Flash

Qëlloi me thikë nënën e tij, 25-vjeçari shqiptar flet para hetuesve: Ajo qeshi me mua

Lapsi.al 5 January 2022
Qëlloi me thikë nënën e tij, 25-vjeçari shqiptar flet

Emiliano Domi shqiptari 25-vjeçar që tentoi të vriste nënën e tij në SHBA ka folur para hetuesve duke treguar shkaqet e kësaj ngjarje. Ai ka thënë se ajo ka qeshur me të dhe kjo e ka nxehur ndaj e ka shtyrë në tokë.

Domi u tha hetuesve se kishte marrë një thikë kuzhine duke goditur nënën e tij dhe më pas ishte larguar nga shtëpia.

Ai tha se qëllimi i tij ishte ta vriste dhe u largua nga shtëpia nga frika se mos ajo kishte vdekur. Pak më vonë Domi hyri në një furrë buke dhe filloi të bënte pyetje që ngritën shqetësime te autoritetet.

Këto çuan në kontrollin në banesën e tij ku u zbulua trupi i plagosur i nënës së tij. Domi akuzohet edhe për dy sulme të tjera kriminale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI