Flash

Prej ditës së sotme BlackBerry klasik nuk do të punoj më

Lapsi.al 5 January 2022
Prej ditës së sotme BlackBerry klasik nuk do të punoj më

Të vendosur diku nëpër sirtarë, telefonat klasikë të BlackBerry nuk do të funkionojnë më.

Të martën, kompania do të ndërpresë mbështetjen për pajisjet e saj klasike që përdorin BlackBerry 10, 7.1 OS dhe më herët. Kjo do të thotë se të gjitha pajisjet e tij të vjetra që nuk funksionojnë në softuerin Android nuk do të jenë më në gjendje të përdorin të dhëna, të dërgojnë mesazhe me tekst, të kenë akses në internet ose të kryejnë telefonata, madje edhe ato të emergjencës.

Ndërsa shumica e përdoruesve celularë kanë lëvizur nga BlackBerry versioni i fundit i sistemit të tij operativ i lançuar në 2013 vendimi për të ndërprerë mbështetjen për telefonat e tij përfaqëson fundin e asaj që dikur konsiderohej teknologji e fundit.

Kompania fillimisht e njoftoi lajmin në shtator 2020 si pjesë e përpjekjeve të saj për t'u fokusuar në ofrimin e softuerit dhe shërbimeve të sigurisë për ndërmarrjet dhe qeveritë në mbarë botën nën emrin BlackBerry Limited.

BlackBerry (BB) ka qenë kryesisht jashtë biznesit të telefonave që nga viti 2016, por me kalimin e viteve ajo vazhdoi të licenconte markën e saj për prodhuesit e telefonave, duke përfshirë TCL dhe së fundmi OnëardMobility, një startup sigurie me bazë në Austin, Teksas, për një pajisje Blackberry 5G funksionon në softuerin Android.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Rikthehet Crystal Pepsi

Crystal Pepsi, Coca-cola e çuditshme, e dështuar dhe e pastër e viteve 1990 po kthehet. Pepsi po e rikthen kwtw pije për një kohë të kufizuar për të festuar ...

12:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI