Flash

Komisioni i Rithemelimit mbërrin në selinë e PD-së, gjejnë "të blinduara" të gjitha dyert

Lapsi.al 5 January 2022
Komisioni i Rithemelimit mbërrin në selinë e PD-së,

Grupi i deputetëve nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike sapo kanë mbërritur në selinë blu për të zhvilluar takimin e parë për vitin 2022. Ndërkohë kujtojmë që sot është afati i fundit që Komisioni i la kryetarit të selisë blu Lulzim Basha të lirojë zyrën. Kur deputetët kanë mbërritur i kanë gjetur të gjitha dyert e mbyllura dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit e kanë pasur të pamundur që të futen në ambientet e brendshme të selisë blu.

Ata kanë provuar tre dyert e selisë së partisë për t’u futur në pjesën e brendshme, por ato kanë rezultuar të bllokuara. Kreu i PD-së, Lulzim Basha që prej mëngjesit ndodhet në zyrën e tij. Një protestë kombëtare është thirrur më 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe do të mbahet në oborrin e selisë së PD-së.

Të këshilluara

Arrihet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur dakordësi për koalicionin në Komunën e Prishtinës. LDK ka arritur tashmë marrëvesh...

10:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI