Flash

Iu mbyllën dyert/ Noka: E kanë kthyer selinë në një burg të sigurisë së lartë

Lapsi.al 5 January 2022
Iu mbyllën dyert/ Noka: E kanë kthyer selinë në një

Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë mbërritur në selinë blu, por kanë gjetur të gjitha dyert e mbyllura dhe nuk kanë hyrë në seli. Në një prononcim, për mediat deputeti Flamur Noka u shpreh se kishin shkuar për të zhvilluar një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022. Ai akuzoi Bashën se ka blinduar selinë dhe se e ka kthyer në burg të sigurisë së lartë.

“Erdhëm në shtëpinë tonë të zhvillojmë mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022. Gjithçka e blinduar në seli, kjo është e turpshme. Për fat të keq Rama e ka kthyer me pengun e tij në një alkatraz të kohëve moderne. A thua se e kane kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Pengu i Edi Ramës le të rrijë i vetëburgosur që të zgjasë pushtetin. Edi Rama mund t’ia krijojë kushtet por e ka gabim mund të burgosë pengun e tij, por jo shpirtin e demokratëve. Me datë 8 demokratët do të marrin frymë lirisht”, tha Noka.

Të këshilluara

Arrihet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur dakordësi për koalicionin në Komunën e Prishtinës. LDK ka arritur tashmë marrëvesh...

10:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI