Flash

7 të arrestuar në Tiranë, kapet 42 vjeçari, 'detyroi' të miturin të vjedhë lokalin

Lapsi.al 5 January 2022
7 të arrestuar në Tiranë, kapet 42 vjeçari,

7 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 42 vjeçar u kap për “vjedhje” dhe për “shtyrje të të miturit në krim”. Këtë të fundit e ka “detyruar” të vjedhë një lokal.

“Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë automatike me fishekë luftarakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Z., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”. Ky shtetas ka shtyrë një shtetas të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit H. D., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.”, njofton policia.

Disa të tjerë janë kapur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. M., 28 vjeç, D. T., 54 vjeç dhe Q. T., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – R. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin U. V., dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e mjetit që drejtohej nga shtetasi U. V”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Arrihet koalicioni LDK-PDK në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur dakordësi për koalicionin në Komunën e Prishtinës. LDK ka arritur tashmë marrëvesh...

10:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI