Flash

Kapet grupi i hajdutëve në Korçë, nga vjedhja e vilave kaluan te bizneset

Lapsi.al 4 January 2022
Kapet grupi i hajdutëve në Korçë, nga vjedhja e vilave

Shkatërrohet një grup hajdutësh prej 3 personash në Korçë. Policia bën me dije se janë arrestuar të tre anëtarët e këtij grupi, të cilët kanë kryer disa vjedhje në banesa dhe biznese të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në banesa dhe biznese, të ndodhura së fundmi në qytetin e Korçës, bënë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjeve konkretisht shtetasve O. K., 43 vjeç; M. Q., 42 vjeç dhe Xh. P., 37 vjeç, banues në Korçë“, thotë policia.

Zbardhen dhe dokumentohen katër vjedhje në banesa dhe biznese. Të dyshuarit sipas policisë kanë vjedhur disa televizorë plazma, bizhuteri, shuma parash, tablet dhe sende të tjera.

“Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre më datë 03.01.2022, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. R., një televizor plazma, dy tableta dhe disa bizhuteri floriri. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, dyshohet se tre shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në lagjen nr. 18, Korçë. Konkretisht më datë 30.08.2021, në banesën e shtetasit N. X., kanë vjedhur një televizor plazma dhe disa orendi bakri, më datë 08.10.2021, në dyqanin e shtetasit E. K., një sasi lekësh dhe në lokalin e shtetasit Sh. I., një televizor plazma”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një televizor plazma, dy celularë dhe një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat gjatë paradites do të sjellin në vend kthjellim...

07:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI