Flash

Gazeta serbe: Këto janë gënjeshtrat më të mëdha të Vuçiçit gjatë 2021-shit

Lapsi.al 4 January 2022
Gazeta serbe: Këto janë gënjeshtrat më të mëdha

Gazeta serbe Nova.rs i ka përmbledhur në një artikull rrenat më të mëdha që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë gjatë vitit 2021.

Mediumi serb shkruan se duhen shumë letra të bardha për t’i shkruar të gjitha gënjeshtrat që janë thënë nga presidenti serb vetëm në vitin 2021.

Një nga rrenat e vitit të Vuçiçit ishte deklarata se “unë nuk dal shpesh në televizion”.

Sipas Byrosë për hulumtime sociale “BIRODI”, Vuçiç ka qenë i pranishëm më shumë se 100 orë transmetime në televizion, transmeton Gazeta Express.

Një tjetër rrenë e presidentit serb ka qenë deklarata se “nuk i paditë kundërshtarët politikë dhe gazetarët”.

Por, në fillim të nëntorit 2021, presidenti serb kishte ngritur padi kundër politikanit Bosko Obradoviq dhe ish-kryetarit të Beogradit Dragan Dilas me arsyetimin për prishje të reputacionit të tij me komentet e tyre në media.

Vuçiç kishte komentuar edhe mundësinë që dikush në Serbi të deklaronte se Republika Serbe e Bosnjës dhe Serbia të bashkoheshin çfarë reagime do të kishte në BE.

Por Vuçiç ka injoruar deklarata e vartësit të tij Aleksander Vulin i cili në TvPink foli për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.

Vuçiç gënjeu edhe për takimin që ai e quajti historik mes tij dhe Edi Ramës, duke thënë se ishte hera e parë që dy përfaqësues të shteteve të Shqipërisë dhe Serbisë takohen që nga viti 1947.

Ish-kryeministri Zoran Gjingjiq kishte takuar Ilir Metën në vitin 2001, pastaj Vuk Drashkoviq si ministër i Jashtëm kishte vizituar Shqipërinë dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami kishte vizituar Beogradin.

Vuçiv poashtu ka gënjyer kur ka deklaruar se Serbia ka rrymën më të lirë në Evropë. Por sipas të dhënëave nga Eurostat Serbia s’e ka rrymën më të lirë në Evropë, pasi rryma më e lirë është në Ukrainë. /Express

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat gjatë paradites do të sjellin në vend kthjellim...

07:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI