Flash

Foshnja e porsalindur gjendet në koshin e tualetit të avionit

Lapsi.al 4 January 2022
Foshnja e porsalindur gjendet në koshin e tualetit të avionit

Stafi i aeroportit të Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur të braktisur në koshin e mbeturinave të tualetit të një avioni. Sipas BBC, një 20-vjeçare nga Madagaskari, dyshohet se ka lindur në fluturim dhe është arrestuar. Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam më 1 janar. Oficerët e aeroportit e zbuluan beben gjatë një kontrolli rutinë doganor. Ata e dërguan foshnjën në një spital publik për kontroll mjekësor.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur. Nëna u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat gjatë paradites do të sjellin në vend kthjellim...

07:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI