Flash

Basha i përgjigjet Komisionit të Rithemelimit: Berisha po përgatitet që të sulmojë selinë e PD-së

Lapsi.al 4 January 2022
Basha i përgjigjet Komisionit të Rithemelimit: Berisha po

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Komisionit të Rithemelimit, që deklaroi se Basha ka blinduar dyert e PD dhe ka fortifikuar dritaret. Lideri i PD-së akuzoi se Sali Berisha se po përgatit një sulm kundër selisë blu në protestën e thirrur nga ish-kryeministri në datë 8 Janar. Në një deklaratë për mediat ai thotë se PD-ja nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa Basha thekson se i vetmi qëllim që i ka mbetur është gjuha dhe aktet që nxisin dhunë.

"Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!"-shkruan PD.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat gjatë paradites do të sjellin në vend kthjellim...

07:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI