Flash

Policia arreston 7 persona në Tiranë

Lapsi.al 31 December 2021
Policia arreston 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit shtatë persona. blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sakaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

"Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit J. C., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin S. H., 41 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit N. G., 57 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. K., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, për kryrjen e testit të alkoolit;

– S. D., 37 vjeç, L. B., 30 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në gjysmën Lindore POR  vranësira kalimtare do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Kë...

07:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI