Flash

Maqedonia e Veriut rrit çmimin e ngrohjes dhe të energjisë

Lapsi.al 31 December 2021
Maqedonia e Veriut rrit çmimin e ngrohjes dhe të energjisë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga 1 janari do të marrin fatura më të larta të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore.

Komisioni Rregullator për Energjetikë të premten ka vendosur rritjen e çmimit të ngrohjes për 14 për qind, ndërsa të enjten energjinë elektrike e shtrenjtoi për rreth 10 për qind.

Një familje që ka paguar rreth 3.000 denarë në muaj (50 euro), rritje të çmimit do të ketë për 300 denarë apo 5 euro në muaj. Fatura më të larta qytetarët do të marrin edhe për ngrohjen qendrore.

Rritjen e çmimit, Komisioni Rregullator e ka arsyetuar me krizën energjetike dhe pamundësinë e kompanive për t’i mbuluar humbjet.

Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike përfshin edhe heqjen e tarifës së lirë ditore, nga ora 14 deri në orën 16. Komisioni ka bërë të ditur se me këtë vendim do të kursehet energji elektrike në vlerë rreth 100 mijë euro në bazë ditore.

Maqedonia e Veriut nuk ka aplikuar kufizime të energjisë elektrike dhe drejtuesit e institucioneve kanë siguruar qytetarët se furnizimi do të jetë i pandërprerë, ndërsa edhe rritje të reja të çmimeve nuk do të ketë.

Pavarësisht kësaj, opozita ka kritikuar qeverinë për këto vendime, të cilat sipas VMRO DPMNE-së do të rëndojnë mbi gjendjen ekonomike të qytetarëve.

“Zaevizmi vazhdon të cenojë standardin e jetesës së qytetarëve. Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike me mbi 15 për qind, regjimi bën edhe një rritje të re të çmimit. Në kushtet kur qytetarët me zor ia dalin të sigurojnë bukën e gojës, kur çmimet e produkteve janë ngritur deri në qiell, vendimi i ri për shtrenjtimin e ngrohjes dhe të energjisë çdo të godasë edhe më shumë standardin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së./REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI