Flash

ILO: Ndryshe nga rajoni, papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar

Lapsi.al 31 December 2021
ILO: Ndryshe nga rajoni, papunësia në Shqipëri është

Një studim i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) thotë se papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar ndryshe nga vendet e tjera të rajonit dhe Europës, ku të papunët janë kryesisht persona me arsim fillor ose te mesëm. Të dhënat që i referohen vitit 2020 tregojnë se 70 për qind e të papunëve në Shqipëri ishin me arsim të lartë, ndryshe nga, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia që në totalin e të papunëve ato më arsim të lartë përbënin rreth 20 për qind. Në të kundërt Shqipëria thuajse e ka papunësinë zero tek të paarsimuarit. Siç shihet në grafik personat me arsim fillor thuajse nuk vuajnë nga papunësia, teksa në Rajon kjo kategori përbën 10-30 për qind të totalit te të papunëve në varësi të vendeve.

Në rajon të papunët kryesisht përfaqësohen nga persona me arsim të mesëm të cilët zënë rreth 50-60% te të papunëve, ndërsa në Shqipëri personat me arsim të mesëm zënë më pak se 30 % të totalit te të papunëve.

Studimi i ILO-s vë në dukje se shumë njerëz punojnë në punë që nuk përputhen me nivelin e tyre arsimor. Në të njëjtën kohë, shumë punëdhënës pretendojnë se kanë vështirësi në gjetjen e punëtorëve me aftësitë që u nevojiten për të zgjeruar biznesin e tyre. Ky fenomen tregon për një shkëputje të konsiderueshme midis botës së arsimit dhe botës së punës. ILO vlerëson se në nivel global vetëm rreth gjysma e punëtorëve bëjnë punën që korrespondon me nivelin e tyre të arsimimit. Pjesa tjetër janë ose të mbi-arsimuar ose të nën-arsimuar për punët e tyre.

Në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria vetëm gjashtë nga dhjetë punëtorë n kanë punë që korrespondojnë me nivelin e tyre të arsimit. Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të jenë të nën-arsimuara për vendin e punës që kanë, përveçse në Shqipëri ku gratë e mbi-arsimuara për punën që bëjnë janë 12 për qind më shumë se, burrat.

Në shumicën e vendeve, përqindja e punëtorëve me një nivel të avancuar të arsimit është më e ulët se përqindja e vendeve të punës që kërkojnë një nivel të tillë arsimimi, duke treguar nevojën për të investuar më shumë në arsimin dhe përputhjen e aftësive, ndryshe nga Shqipëria e cila rezulton të ketë më shumë persona të shkolluar në dispozicion se vende pune për ta. Në Shqipëri mbi-kualifikimi i grave në raport me vendin e punës shpjegohet me nivelin e lartë të vetë-punësimit. Për disa persona të vetëpunësuar niveli i arsimimit nuk është kriteri i rëndësishëm.

ILO vëren se nën-arsimimi dhe mbi-edukimi bashkëjetojnë. Për të reduktuar çdo formë mospërputhjeje, është e nevojshme të kuptohen shkaqet si të mbi-arsimimit ashtu edhe të nën-arsimimit midis grupeve të ndryshme të popullsisë. Një informacion i tillë është thelbësor për planifikimin e zhvillimit makroekonomik dhe të burimeve njerëzore dhe për formulimin e politikave të përshtatshme që synojnë si ofertën e punës ashtu edhe kërkesën për punë./Monitor

 

Të këshilluara

Policia arreston 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit shtatë persona. blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...

10:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI