Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

"Marrëveshje me kryedemokratin për të qëndruar në krye të PD?"/ Rama: Basha dhe Berisha po e çojnë partinë drejt një fundi të merituar

Lapsi.al 30 December 2021
"Marrëveshje me kryedemokratin për të qëndruar në

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe për situatën në Partinë Demokratike. Para gazetarëve, Rama i ka mohuar të gjitha akuzat e një bashkëpunimi të fshehtë me kreun e PD-së, Lulzim Basha. I pyetur lidhur me bashkëpunimin e qeverisë me opozitën për interesa kombëtare, Rama tha se ajo që po ndodh aktualisht në PD, po e çon këtë parti drejt fundit, që sipas tij është përgatitur vite me radhë nga Basha e Berisha.

Kreu i qeverisë u shpreh se Berisha dhe Basha janë 'dy burra në hall të madh' dhe se ai nuk ka punë as me njërin e as me tjetrin.

"Jemi në një kohë kur sipas meje dita prodhon më shumë gënjeshtra se të vërteta. Gënjeshtra gjen më shumë vesh se populli nuk e ka thënë kot që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta nuk ka veshur akoma pantallonat. Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar sepse është një fund i përgatitur në vite jo nga unë, nga ne, as nga ju, por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë as që është përgatitur me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e të njëjtës gjë në kërkim të kot të rezultateve të tjera. Një forcë politike që prej vitesh s'ka prodhuar asgjë veçse mite fitoresh të vjedhura, sherre dhe rrëmuja që kanë dëmtuar vendin. Pa patur asnjë kapacitet real për të qeverisur. Për mua është e qartë, skam asnjë punë as me njërin as me tjetrin, janë dy burra në një hall të madh dhe askush nuk jua zgjidh dot", tha ai.

 

Të këshilluara

Mjegulla mbulon Fierin e Fushë Krujën

Disa qytetet të vendit, përfshirë Tiranën, Fieri dhe Fushë-Krujën janë përfshirë nga mjegulla e dendur. Mëngjesin e sotme mjegulla e dendur nga Thumana deri ...

09:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI