Flash

Maqedonia e Veriut regjistroi 373 të infektuar dhe 12 humbje jete në 24 orë

Lapsi.al 30 December 2021
Maqedonia e Veriut regjistroi 373 të infektuar dhe 12 humbje jete në

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 373 raste të reja me koronavirus nga 5,489 teste të kryera.

Prej rasteve të reja, në Shkup ka 196, Manastiri – 36, Ohri – 20, Kavadari – 18, Prilepi – 17, Strumica dhe Gjevgjelia – 11, Veles – 9, Kriva Pallanka – 7, Kumanova dhe Shtip – nga 6, Kërçova, Negotina, Resnja, Valandova dhe Makedonski Brod – nga 4, Tetova, Koçani dhe Dellçeva – nga 3, Radovishi – 2, Struga, Bogdanci, Demir Hisari, Demir Kapija dhe Dojrani – nga 1.

Ministria e Shëndetësisë në vend njofton gjithashtu se brenda ditës kanë ndërruar jetë 12 pacientë.

Ndërkaq, ISHP ka regjistruar 320 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 224.507, prej të cilëve 211.548 janë shëruar, ndërsa 7.953 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (30 dhjetor) është 5.006.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI