Flash

Berisha takon demokratët në Vlorë: Basha tradhëtar, ne ringritëm PD si opozitë të vërtetë

Lapsi.al 29 December 2021
Berisha takon demokratët në Vlorë: Basha tradhëtar, ne

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ndodhet në Vlorë në përvjetorin e themelimit të kësaj dege të PD-së. Nga Vlora, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike është ringritur. Sipas tij, ndryshe nga sa pritej PD nuk u shpërbë, por në kohë rekord u ngrit si opozitë e vërtetë.

Po ashtu, në takimin me demokratët, ish-lideri historik i partisë akuzoi sërish kryedemokratin Basha, duke e cilësuar si tradhtar.

"Ne mbijetuam. Me gjithë këtë ecuri ne 25 prill ishin sëbashku 620 mijë shqiptarë. Ishim sëbashku 620 mijë shqiptarë, një forcë politike madhore. Nga këta 620 mijë vetëm 19% prej tyre i besonin kryetarit të PD. Në vend që në 26 prill të mbushte sheshet për të mos pranuar sistemin e patronazhistëve, këto njeriu që shpalli masakrën elektorale do shndërrohej në tradhtarin absolut të demokratëve shqiptarë. U mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen. Përsëri në dallim nga parashikimet se ne mund të shuheshim, shkriheshim, jemi në këmbë dhe ne arritëm me idealet tonë të shënojmë një vit të errët dhe ta mbyllim në një vit shprese për shqiptarët. Në kohë rekord ngritëm PD si opozitë të vërtetë", tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI