Flash

Vrasja në Peqin/ Gjendet makina e viktimës, u përdor nga autorët për t’u larguar

Lapsi.al 28 December 2021
Vrasja në Peqin/ Gjendet makina e viktimës, u përdor nga

Një ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, Albi Bashaliu, në Peqin është gjetur makina me të cilën autorët janë larguar nga vendngjarja. Automjeti është gjetur në Gocaj të Kavajës dhe është në pronësi të viktimës. Ppas vrasjes së të riut autorëve nuk iu është ndezur makina e tyre, ndaj dhe e kanë djegur në vendngjarje, duke u larguar me mjetin e viktimës.

Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po këqyret nga ekspertët për grumbullimin e provave. Nga raportimet e dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje, autorët ishin  të veshur me të zeza, me maskë anti-COVID  duke bërë kështu të vështirë identifikimin e tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:40, të mëngjesit të djeshëm. 32-vjeçari Albi Bashaliu u vra sapo doli nga një lokal në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI