Flash

Skandali me rrjedhjen e pagave/ 2 avokatë padisin shtetin, kërkojnë 100 mijë lekë dëmshpërblim

Lapsi.al 28 December 2021
Skandali me rrjedhjen e pagave/ 2 avokatë padisin shtetin,

Avokatët Arjon Besimaj dhe Kujtim Çakrani kanë depozituar një kallëzim penal ndaj shtetit pas publikimit të pagave. Dy avokatët kërkojnë 100 mijë lekë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar pas nxjerrjes së të dhënave personale në publik.

"Të nderuar miq! Bashkë me kolegun av. A.B sapo dorëzuam në gjykatë kërkesë padinë kundër Qeverisë Shqiptare, Ministrisë Financave, AKSHI etj, objekti së cilës është; Shpërblimi dëmit jopasuror si pasoj e nxjerrjen e të dhënave personale, pagat ID. Është një padi ku ndër të tjera çojmë në vend nderin dhe personalitetin tonë si qytetarë në radh të parë dhe si juristë që kuptojmë çfarë do të thotë të nxjerrësh në publik të dhënat personale", shkruan Cakrani.

Kujtojmë se dy avokatët më herët kanë paditur edhe Ujësjellësin dhe OSHEE-në në Vlorë, pasi pretendojnë se në këto dy institucione janë punësuar njerëz për qëllime elektorale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI