Flash

Aksidenti tragjik në Rrëshen ku vdiqën babë e bir, arrestohet drejtuesi i mjetit tip “Benz”

Lapsi.al 28 December 2021
Aksidenti tragjik në Rrëshen ku vdiqën babë e bir,

Policia ka arrestuar personin që drejtonte automjetin tip “Benz” që shkaktoi aksidentin në aksin Milot Rrëshen ku mbetën të vdekur babë e bir. Arlind Mihës, drejtuesi i automjetit tip'Benz' n, i është komunikuar sot masa e arrestit në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë, ku humbën jetën 3-vjeçari bashkë me të atin Shkurt Prenga, është bërë një parakalim i gabuar i kryer nga Miha.

Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga. Si pasojë e përplasjes së fortë, Benz-i ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i saj. Arlind Mihaj me origjinë nga Tropoja ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spitalin e Traumës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI