Flash

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes: Moti i keq, pasoja në rrjetin e disa zonave

Lapsi.al 27 December 2021
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes: Moti i keq, pasoja në

Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së somte, 27 dhjetor, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Referuar raportimit të orës 09:30, OSSH njofton se, zonat në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike.

“Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira, erëra të forta dhe shkarkime të fuqishme atmosferike që ka përfshirë vendin gjatë mbrëmjes e duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme”, deklaron administratori i OSSH, z.Petraq Lika. Sipas tij, moti i keq do shoqërojë vendin edhe në 24 orët e ardhshme.

Afro 90% e defekteve janë shfaqur në zona rurale dhe rurale të thella, pasi furnizohen nga linja ajrore. Grupet e punës janë njoftuar 48 orë para dhe po operojnë mbi planin e masave të gadishmërisë, ndjekur nga Despeciria Qendrore në OSHEE Group. Institucionet e rëndësishme, si spitalet dhe hisdrovorët furnizihen normalisht me energji elektrike.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI