Flash

Mashtruan mijëra njerëz përmes Call Center-it, prokuroria kërkon masa të ndryshme sigurie ndaj pronarit dhe punonjësve

Lapsi.al 27 December 2021
Mashtruan mijëra njerëz përmes Call Center-it, prokuroria

35 punonjës dhe pronari i “Call Centeri” në Tiranë u arrestuan tri ditë më parë me akuzën e mashtrimit kompjuterik të shtetasve të huaj nga Tirana. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, për administratorin e kompanisë që kryente mashtrime përmes Call-Center, shtetasin izraelit Rafael Genish. Ndersa për kategorine e punonjësve senior ne kete kompani akuza ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" me afat 30 dite. Masa :arrest shtepie" eshte kerkuar për punonjësit që kane pasur statusin junior. Ndersa për punonjësit e thjeshtë prokuroria ka kerkuar "detyrim paraqitjeje".

Janë mbi 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë, dhe i është shkaktuar dëm disa miliona euro. 2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane. Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI