Flash

Aksident në Serbi, 4 të rinj shqiptarë ndërrojnë jetë ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur

Lapsi.al 27 December 2021
Aksident në Serbi, 4 të rinj shqiptarë ndërrojnë
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e djeshme në Serbi, në rrugën kryesore Novi Pazar – Ribaric, duke rezultuar me pasoja fatale. Katër të rinj shqiptar ndërruan jetë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve të mediave serbe të gjithë të vdekurit ndodheshin në një veturë të markës “Volkswagen Golf”, me targa të Kraljevës, e cila është përplasur drejtpërdrejt me një automjet të së njëjtës markë.

Aksidenti ku u përfshinë tre automjete, ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së parregulluar dhe rrëshqitjes në rrugë.

Mesohet se viktima janë: Amel Ibrahimi (21), Mithat Hami (23), Senad Derlek (22) dhe Amar Ujkani (21).

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI