Flash

Prezantohet nisma/ Rama prezanton iniciativën e qeverisë: Pyesim shqiptarët për integrimin në BE, 'Ballkanin e Hapur'

Lapsi.al 24 December 2021
Prezantohet nisma/ Rama prezanton iniciativën e qeverisë: Pyesim

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije vendimin e qeverisë për një nismë të re demokratike për të hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Kreu i qeverisë thotë se është ë koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara. Nisma e re përfshin një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë për të marrë mendimin mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, temat që shqiptarët do të pyeten janë si për shembull, anëtarësimi i Shqipërisë në BE apo Ballkani i Hapur.

Të këshilluara

Çekia shtrëngon masat kundër COVID-19

Republika Çeke ka një muaj që është në gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria më 25 nëntor, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, duke rikthy...

09:25

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI